Ngjarje horror, i riu rrëmben ish-të dashurën dhe e hedh nga makina, 19 -vjeçarja paralizohet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një vajzë, ka mbetur e paralizuar pasi ish-i dashuri i saj me të cilën kishte 9 vite lidhje e ka rrëmbyer dhe e ka hedhur nga makina ndërsa po ecte.
Mediat britanike, bëjnë me dije Angel Lynn mori dëmtime që ia ndryshuan jetën e saj. Mësohet se ajo tashmë nuk mund të ecë, të ushqehet vetë dhe as të flas.
Ajo u rrëmbye nga ish-i i saj Chay Boëskill dhe miku i tij Rocco Sansome, të dy 20 vjeç.
Dy të rinjtë tashmë janë në burg pas ngjarjes së ndodhur më 17 shtator 2020. Bowskill u dënua me shtatë vjet e gjysmë dhe Sansome iu dha 21 muaj paraburgim.
Deri më tani Prokuroria nuk ka vërtetuar që të provonte nëse e reja ishte hedhur apo shtyrë nga makina.
Mësohet se dy të rinjtë kishin qenë në lidhje prej disa vitesh, sakaq bëhet me dije Bowskill edhe gjatë lidhjes e kishte trajtuar keq.
Mamaja e vajzës tha se ai i dërgonte mesazhe kërcënuese herë pas here pas ndarjes. Madje ajo theksoi se kishte konstatuar mavijosje dhe shenja dhune në trupin e saj gjatë kohës që ata ishin të lidhur.
