Vaksinë edhe për Omicron/ Moderna nis provat për dozën përforcuese kundër variantit të ri

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Moderna ka nisur provat klinike ne mënyrë për të arritur një dozë specifike kundër variantit Omicron.

Ky njoftim vjen pasi kompanitë Pfizer dhe BioNTech lajmeruan se kanë nisur testimet për vaksinën e tyre që shenjëstron Omicronin, variant që konsiderohet më ngjitës se variantet paraprake të COVID-19.

Sipas Moderna-s kjo dozë përforcuese e krijuar që të shenjëstrojë Omicronin do t’iu jepet personave të rritur te cilët kanë marrë dy doza të vaksinës origjinale para gjashtë muajve.

Ndërkohë, personat që janë të vaksinuar me tri doza, do të marrin një dozë të katërt, qe lufton pikërisht Omicronin.

Pas kësaj, shkencëtarët do të vlerësojnë nëse do të jetë e nevojshme vetëm marrja e dozës përforcuese për Omicronin apo do të duhet edhe doza e katërt.

Vaksina origjinale e kësaj kompanie ofron mbrojtje te sigurt ndaj sëmundjeve te renda vdekjeprurëse , por nuk është aq efektive ndaj variantit Omicron.

Por studimet tregojnë se doza përforcuese e vaksinës jep mbrojtjen ndaj virusit.

Disa shtete, përfshirë në Evropën Lindore dhe Qendrore, po regjistrojnë shifra rekorde të infektimeve për shkak të variantit Omicron. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara numri i infektimeve ka filluar të bjerë, megjithëse infektimet janë ende të larta krahasuar me valët e para të pandemisë