"Kau që hyn në pallat nuk bëhet mbret, por pallati bëhet stallë”, Erdogan: Sjellja e gazetares nuk do mbetet pa u ndëshkuar
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar edhe një herë se gazetarja e njohur televizive Sedef Kabas nuk do të shpëtojë pa u “ndëshkuar”, pasi u arrestua sepse kishte fyer rëndë të parin e këtij vendi.
Policia turke ka arrestuar gazetaren Sedef Kabas në shtëpinë e saj javën e kaluar, pak orë pasi kishte bërë komente “fyese” gjatë transmetimit live, e më pas i publikoi në Twitter.
Kabas shkruante në Twitter: “Demi kur futet në pallat, nuk bëhet mbret. Por pallati bëhet stallë”.
“Kjo shkelje nuk do të kaloj pa u ndëshkuar”, tha Erdogan në një interviste të transmetuar në televizionin privat NTV.
Ai shtoi: “Fyerja këtu nuk është për mua, por për zyrën që unë përfaqësoj. Këtu është vënë në shënjestër shteti, presidenti që sundon shtetin dhe zyra e presidencës. Çfarëdo që të kërkojë ligji, do të bëhet. Nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes. Pothuajse në të gjitha vendet është krim të ofendosh krerët e shteteve dhe presidentët. Dënimi për mosrespektimin e kësaj zyre është i qartë edhe në ligjet tona dhe ky krim nuk do të dënohet."
Sindikata e gazetarëve turq e ka cilësuar arrestimin e gazetares si “sulm serioz mbi lirinë e shprehjes.”
