E rëndë/ Të shtëna me armë brenda hotelit një i vdekur dhe 4 të plagosur

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të plagosur pas të shtënave me armë zjarri brenda një hoteli në Ushaington.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes që çoi në ngjarjen tragjike, ndërsa si pasojë personat që ishin brenda ndërtesës janë tmerruar.

Policia u njoftua rreth orës 03.30 të mëngjesit me orën lokale kur u dëgjuan të shtëna gjatë një feste në një dhomë hoteli, në një lagje të pasur të Uashingtonit.

 “Një grua që ishte në gjendje kritike vdiq në spital” tha policia e Uashingtonit, e cila rrethoi zonën për disa orë, ndërsa tashmë ka nisur dhe një hetim.

Deri më tani sipas autoriteteve, nuk është identifikuar asnjë autor i dyshuar.