U plagosën tre shqiptarë, detaje nga përplasja në Greqi: Personat e përfshirë emra të njohur të krimit. Autorët ikën

Pesë persona u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Greqi, mes tyre tre shqiptarë duke mbetur të plagosur rëndë.

Sipas mediave greke në përleshje mësohet se kanë marrë pjesë emra të njohur të krimit.

E gjitha ngjarja ndodhi në Voula, ndërkohë kamerat kanë filmuar autorët teksa largoheshin me vrap.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën  5 persona. Tre persona, të gjithë shqiptarë, të moshës 36, 40 dhe 48 vjeç u qëlluan me armë në bark dhe gjoks. Dy persona të tjerë, një 33-vjeçar grek dhe një irakian 35-vjeçar, kanë mbetur të plagosur lehtë nga goditjet me thikë, grushte dhe shkelma.

Në vendngjarje janë gjetur armë, thikë dhe njolla gjaku.

Ndërsa ditën e sotme media greke  “Kathimerini” shkruan se një rol qendror në ngjarje ka pasur grupi i "Ilioupolit” ndërsa dyshohet se dyshohet se shkak është bërë larja e hesapeve nga trafiku i drogës.

Mësohet se personat e përfshirë në këtë konflikt të përgjakur janë pjesë e trafikut të drogës, grabitjeve dhe rrahjeve.

Një nga shqiptarët e plagosur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur  u arrestua në prill 2018 për një sulm të armatosur ndaj punonjësve të policisë në Kallithea.