Ky vend lejon të infektuarit me Covid të takojnë të afërmit
Në ndryshim nga shumë spitale ku pacientët e infektuar me Covid-19 kryenin vetëvrasje, mjekët e spitalit të Pragës thonë se ata i kanë lejuar pacientët të kenë komunikim dhe takime periodike me të afërmit e tyre.
"Një gjë që e kemi parë si kryesoren gjatë gjithë kohës është komunikimi i pacientëve me familjen dhe miqtë. Ne asnjëherë nuk i kufizuam vizitat e të afërmve në asnjë fazë të pandemisë. Gjithmonë jemi siguruar që vizita të mund të bëhet, sepse e perceptojmë ndikimin e familjes dhe miqve si shumë e rëndësishme dhe është e qartë se ndihmon edhe në trajtim."
Mjekët dhe infermierët të repartit të përgjithshëm COVID në Pragë kanë vendosur gjithashtu të heqin kostumet mbrojtëse, të cilat dikur ishin të detyrueshme.
Mjekët thonë se bakteret që ngjiteshin në mëngët e kostumeve të tyre rrisin vdekshmërinë.
"Ne i afrohemi pacientëve pa kostume mbrojtëse, pasi ato ndihmuan në përhapjen e baktereve, viruseve dhe mykut te pacientët, gjë që përkeqësoi vdekshmërinë e përgjithshme."
Stafi mjekësor në kryeqytetin e Çekisë tani vesh vetëm maska për fytyrën, doreza dhe përparëse plastike, pavarësisht përhapjes së variantit Omicron.
Republika Çeke, një vend i BE-së me 10,7 milionë banorë kanë regjistruar mbi 2,8 milionë raste pozitive me Covid-19 dhe mbi 37 mijë humbje jete që nga fillimi i pandemisë.