Njerku ngacmon seksualisht 9-vjeçaren, dy vëllezërit e rrahin për vdekje me doreza hekuri

Dy vëllezër adoleshentë janë arrestuar, pasi akuzohen se kanë rrahur për vdekje me doreza hekuri njerkun, pasi ky i fundit ka ngacmuar seksualisht gjysmë motrën e tyre 9-vjeçare.

Christian dhe Alejandro Trevino, të dy 18 vjeç, u arrestuan nga policia për vrasjen brutale të njerkut 42-vjeçar, Gabriel Quintanilla, të enjten e kaluar në Teksas  SHBA.

Gjithashtu policia arrestoi shokun e vëllezërve, Juan Eduardo Melendez, 18 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar vëllezërit të rrahin për vdekje njerkun, shkruan Ora News.

Daily Mail, raporton se dy vëllezërit pasi rrahën për vdekje me doreza hekuri njerkun, e futën në një kamion dhe hodhën trupin e 42-vjeçarit  në një fushë në McAllen.

Autoritetet dyshojnë se njerku mund të ketë qenë gjallë kur dy vëllezërit dhe shoku i tyre hodhën trupin në fushë.