Vrau me kallashnikov AK-47 pesë persona, arrestohet ushtari i gardës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot,  në Ukrainë, pasi pesë persona janë vrarë nga ushtari i Gradës Kombëtare të vendit.

Mësohet se ushtari, i cili qëlloi viktimat me armën e shërbimit, u arratis nga vendngjarja, menjëherë pas krimit.

Pavarësisht përpjekjes së autorit për t'i shpëtuar policisë, ushtari u kap nga autoritet vetëm pak orë pas arratisjes.  

Disa orë pas tragjedisë, ministri i Brendshëm njoftoi arrestimin  e autorit 21-vjeçar nga rajoni i Odessa, ndërsa publikoi  foton e autorit gjatë momentit të arrestimit.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fabrikën e armëve në qytetin Nipro, momentin kur ushtari mori turnin për të ruajtur godinën.

Fabrika prodhon raketa që mbajnë anijet kozmike dhe raketa konvencionale për forcat e armatosura.

 “Një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës hapi zjarr me një automatik kallashnikov AK-47 kundër rojeve të fabrikës dhe më pas u arratis me armën e tij. Si rezultat, pesë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Sipas policisë, viktimat janë katër ushtarë të Gardës Kombëtare dhe një grua.