Video virale që po prek zemrat e të gjithëve/ Babai luan me fëmijën në karrocë në mes të dëborës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 11:37
Video ku duket një baba, i cili luan me dëborë me fëmijën e tij me aftësi të kufizuara, që ndodhet në karrocë po bën xhiron e rrjetit në Internet.
Mes fotove dhe videove që përshkruajnë situatën kaotike me rrugët e bllokuara nga dëbora, video me babanë turk prek zemrat e të gjithëve, duke shkaktuar komente nga shumë përdorues në rrjetet sociale.
Video e publikuar në TikTok tregon babanë, duke luajtuar topa bore me fëmijën e tij në karrocë me rrota.
Video e shpërndarë në TikTok është shoqëruar me mbishkrimin "Njeriu si njeri."
Bu Adam Benim Babam ❤ pic.twitter.com/t153jJvGIR
— Av.Serkan Bayram (@AvSerkanBayram) January 26, 2022