Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, punonjësi i lavazhit konfliktohet me pronarin e një makine
Të shtëna me armë zjarri në ajër, janë regjistruar paraditen e sotme në Vlorë.
Gazetari Edi Ruçi bën me dije se punonjësi i një lavazhi është konfliktuar me pronarin e një automjeti tip ‘Benz”.
Mësohet se punonjësi e ka goditur me grusht pronarin e automjetit, ndërkohë ky i fundit më pas ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër.
Pronari i makinës është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që asnjë person nuk është lënduar.
"Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen "Ujë Ftohtë", jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi."-njofton policia.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
