"A rrihet këtu, më duket si parlamenti i Taxhikistanit", Berisha solidarizohet me Ukrainën: Shqipëria duhet ta ndihmojë me municione

Edhe pse nuk ishte regjistruar për të folur ish-kryeministri Berisha e mori fjalën në foltoren e Kuvendit ku i tërhoqi vëmendjen Parlamentit dhe Qeverisë për krizën në Ukrainë.

Teksa shprehu solidaritetin me popullin ukrainas, Berisha tha se Shqipëria duhet ta ndihmojë Ukrainën me municione përballë agresionit rus.

Sipas tij, një situatë e tillë si në Taxhikistan, është pasojë e Ballkanit të Hapur.

Berisha: Bazuar në standarde të partisë shtet janë vendosur rregulla antikueshteteues dhe antiligjore për të më kufizuar të drejtën e fjalës. Si më duket vetja sot? Sikur jam në parlamentin e Taxhikistanit për të mos thënë dhe keq. Zonjë a ekziston një kërcënim i madh europian dhe botëror nga një diktator paranojak që quhet Vladimir Putin. A po kërcënohet për pushtim një vend sovran me përpjekje titanike për të ecur në rrugën e demokracisë? Çfarë është kjo narkoqeveri dhe narkoparlment që nuk thotë një fjalë të vetme por sikur janë Taxhikistani, sferë e Putinit.

A rrihet në këtë parlament apo jo? Jo nuk rrihet por jam këtu për ti shprehur solidaritein tim të plotë në emër të PD dhe demokratëve shqiptarë, kombit ukrainas, shqiptarëve në Ukrainë. Jam këtu për të ngritur zërin për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit. Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend, të paktën fishekë dhe municione mund tu dërgohen atyre por argati i Beogradit jo më kot hesht dhe pengu i tij natyrisht i paqenë  por ju zotërinj deputetë duhet të ngrini zërin se ju përfaqësoni PD dhe jo Lul Bravën.

Duhet të shprehim solidaritet me popullin e Ukrainës, nuk mund të dominojë këtu Beogradi me udhëzimet e tij. E kam ngritur dhjetëra herë, Ballkani i Hapur është hegjemoni serbe dhe influencë ruse. Ja ku del tani. Le të vijnë njëherë ata të dy këtu të japin llogari këtu, edhe kur mungojnë mungojnë së bashku e keni vënë re?  A po lexoni marrëveshjen me BE, si nuk shprehni në radhë të parë solidaritetin e plotë me BE dhe sigurinë, e a e dini se disa vende anëtare të BE, vendet balltike janë të kërcënuara? Pse keni vështirësi të zëvendësoni Moskën me Beogradin?

Pas kësaj deklarate ai la sallën e Kuvendit, nga e cila Basha ishte larguar para se të mbërrinte Berisha, ndërsa Rama nuk mori pjesë fare në seancë.

"A rrihet këtu, më duket si parlamenti i Taxhikistanit",