Berisha kërkon komision hetimor: Rama dhe Basha të hetohen për pastrim parash

Sali Berisha pas 4 muajsh u rikthye në Kuvend, një lëvizje që e shpëton mandatin e tij të deputetit, edhe pse tashmë jo i Partisë së Bashës.

Ish-kryeministri kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha për pastrim parash.

Berisha: Mendoj se parlamenti duhet të ndalet, me dy krerët e “Meduzës” së larjes së parave, kreun e Meduzës Edvin Kristaq Rama për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshorë të cilën nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava, për pastrimin e parave i cili mbylli çështjen në prokurori.

Nëse ne duhet të bëhemi serioz në luftën kundër këtij krimi të shëmtuar që ushqen krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizimin, duhet të vendosim në hetim të plotë si kreun e “Meduzës” ashtu edhe Lul Bravës. Larja e parave të pista është mekanizimi kryesor i investimeve me bashkëpunëtorët e tyre.Një komision hetimor është i nevojshëm për të hetuar kreun e Meduzës dhe Lul Bravën për këtë vepër penale.

Ai tha se për këtë çështje po hetojnë dhe të tjerë por mirë është ta bëjë Kuvendi.

Berisha: Ka edhe të tjerë që po hetojnë, e shoh avokaten e kreut të Meduzës, po hetojnë dhe do hetojnë por më mirë është ta bëjë parlamenti këtë.

Duke folur në Kuvend, ai tha se banesat te "5 Maji" janë shembur në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës për ndërtimin e kullave 35 katëshe.

Përgjegjës bëri si Ramën ashtu dhe Bashën.

Berisha:  Tre orë protestuan ata që u rrafshojnë shtëpinë parelarësit se në trojet e tyre do ndërtohen kulla 35 katëshe. Nuk foli njeri me ta. Në mënyrë absolute shtëpitë e tyre u shkatërruan në kundështim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Kleptokracia ka vetëm para dhe vjedhje parash. Këto ligje duhet të ridimensionohen.

Berisha kërkon komision hetimor: Rama dhe Basha të hetohen për

Berisha kërkon komision hetimor: Rama dhe Basha të hetohen për

Berisha kërkon komision hetimor: Rama dhe Basha të hetohen për