Nga Vlora në Shkodër për të grabitur flori, momentet e para pas arrestimit të burrë e grua

Këto janë momentet e para pas arrestimit të çiftit në Shkodër në tentativë për të grabitur një argjendari në zonën e Dollarit mesditën e 27 janarit 2022.

Dhjetëra qytetarë të mbledhur në zonën e krimit, efektivë dhe sirena policie.

Siç mëson Ora News, burrë e grua nga Vlora, Arben dhe Anisa Hoxhaj, kishin shkuar në qytetin e Shkodrës vetëm për grabitjen por rezistenca e pronarit ua dështoi planin.

 Ngjarja u regjistrua pak metra larg sheshit "Demokracia" kur çifti burrë dhe grua kanë hyrë në argjendari duke tentuar grabitjen e saj.

"Rreth orës 13:00, është njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto”

Çifti, përkatësisht 32 dhe 31 vjeç banues në Vlorë, "janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë" informon policia e Shkodrës.

Njëri prej tyre mbante në duar një deordorant, të cilin ka tentuar t’ja hedhë në sy pronarit të argjendarisë për t’i humbur shikimin, e për ta vijuar planin e tyre të grabitjes. Por rezistenca që ai ka bërë duke u konfliktuar fizikisht me ta, jua prishi planin çiftit në fjalë i cili u vu në prangat e policisë.

Drejt spitalit rajonal të Shkodres u dërgua pronari i argjendarisë, për shkak të dëmtimeve të lehta që ka marrë gjatë kësaj përplasjeje, por edhe sprayt të hedhur në drejtim të tij.

Makina me targa false

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false.

Tashmë grupi hetimor po punon për ta dokumentuar të plotë këtë ngjarje, ndërsa në pyetje do të merren çifti i arrestuar që nga Vlora kishin ardhur me mision për të grabitur në Shkoder.

Kamerat e sigurisë të argjendarisë dhe subjekteve përreth e kanë filmuar të plotë ngjarjen dhe do të shërbejnë si provë materiale për dosjne që do t’i dërgohet prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkoder.