Bardhi shmang përballjen në Kuvend dhe i përgjigjet në twitter Berishës, kush është magjistari që blen prona me trafikantë droge?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 13:02
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e shmangu një përballje në Kuvend me ish-kryeministrin Berisha, por kërkesës së tij për hetimin nga Kuvendi të Ramës dhe Bashës për pastrim parash ju përgjigj në twitter.
"Komisioni Hetimor për pastrimin e parave është i domosdoshëm. Rasti i një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona, i shet brenda vitit me dyfishin e çmimit, është ulëritës. Aq më shumë kur ka trafikantë droge si palë!"
Nuk dihet se kush është magjistari që flet Bardhi por me siguri do të mësojmë më shumë nga replika e Berishës, gjithmonë nëse vjen.
