U shpallën në kërkim ndërkombëtar, Berisha: Deri para dy ditësh Gugallja dhe Klodian Zoto mbaheshin në Lushnje

Një ditë pas njoftimit për shpalljen në kërkimi ndërkombëtar të dy të kërkuarve për skandalin korruptiv të incineratorit të Elbasanit, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi nga foltorja e Kuvendit se administratorët e incineratorëve janë mbajtur të fshehur para dy ditësh në Lushnje.

Komisionin Hetimor të ngritur nga PD për këtë çështje e konsideroi një maskaradë, pasi  në 3 muaj nuk është bërë asnjë hetim.

Ai  akuzoi kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha si të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Berisha: E dëgjuat maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha. Pas 3 muajsh zero hetim, sepse janë të zhytura. Është i zhytur si Edvin droga edhe Lulzim brava. Në këtë krah janë bërë 289 denoncime, të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim brava i implikuar në këtë aferë lejoi që të publikohen njëherë apo dy here.

Nuk ka aferë më flagrante. A e dini që e kanë mbajtur në Lushnje të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh bashkë me Gugallën dhe i kërcënonte? Kjo aferë duhet të hetohet.

Këtu në të dy anët, brava është me dy këmbë. Na thuaj pak cfarë janë udhëtimet e tij me zoton. Cfarë janë pengesat, pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistë të PD. Të gjitha ky i di me kreun e Meduzës.

U shpallën në kërkim ndërkombëtar, Berisha: Deri para

U shpallën në kërkim ndërkombëtar, Berisha: Deri para

U shpallën në kërkim ndërkombëtar, Berisha: Deri para

U shpallën në kërkim ndërkombëtar, Berisha: Deri para