Pas 4 muajsh në Kuvend, Berisha tregon si do regjistrohet në zgjedhjet e 6 marsit dhe flet për negociata me aleatët dhe LSI
Ish-kryeministri, Sali Berisha, u rikthye sot në Kuvend pas 4 muajsh mungesë.I pyetur rreth mungesës së tij Nga gazetarët para se të futej në sallë u shpreh.
Berisha: Kam munguar 4 muaj sepse isha në bisedë me mbarë demokratet e Shqipërisë. Në një farë mënyrë ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit. Tani rikthehem në respekt të popullit, por për ata që janë aty nuk meriton të rrish as 4 minuta. Kam gjetur mekanizmin si do ti fitojmë zgjedhjet e 6 marsit dhe shoh një klimë optimizmi.
Ndërsa Gjykata e Tiranës ka njohur Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar sesi do të vazhdojë procedurat që ai të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Ai tha se është në negociata dhe me LSI.
Berisha: Negociatat janë ne vazhdim dhe ne do ti fitojmë këto zgjedhje. Këto janë zgjedhje ku ndeshet qytetaria me kleptokracinë. Kanë bërë rregulla vetme që të më kufizojnë fjalën. Atëherë salla e vërtetë e parlamentit do të jetë këtu.





