"Legalizim pastaj urbanizim", Berisha në krah të banorëve të 5 Majit dhe Laprakës: Vetëm një shtet bandash sillet kështu

Ish-kryeministri, Sali Berisha, u rikthye sot në Kuvend pas 4  muajsh mungesë.

Para se të futej në sallë ai shprehu solidaritetin me protestën e banorëve të "5 Majit" dhe Laprakës.

Duke e akuzuar qeverinë për sjellje çnjerëzore ndaj tyre dhe Bashën  për pazare ai tregoi edhe zgjidhjen sesi mund të zgjidhej kjo çështje pa dramë sociale.

Sipas Berisha po vepron në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës ndaj dhe ftoi qytetarët e Tiranës të solidarizohen me ta.

Berisha: Këtu para jush shfaqej drama njerëzore e një numri qytetarësh të cilëve pavarësisht se kanë 15-20 vite në shtëpitë e tyre u prishen banesat në kundërshtim me çdo normë, ligj dhe Kushtetutë. U prishen banesat nga qeveritarë të cilët dëshmojnë se hajnitë, vjedhjet e tyre i kanë zhveshur nga çdo ndjenjë dhe normë njerëzore. Personalisht mbështes zhvillimin e qytetetit, projektet që e bëjnë më të bukur dhe më të jetueshëm por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Nëse ti vendos për shkak të planeve për të prishur shtëpitë e të tjerëve, mund ta bësh, por para së gjithash do ulesh me  ta, do përcaktosh kushte dhe do dëgjosh kushtet që kanë ata. Qoftë zhvillues shtetëror apo privat je i detyruar të veprosh në këtë mënyrë. Gjithçka bëhet është duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Deri në 2014 ligji parashikonte legalizim pastaj urbanizim.

Të gjitha shtëpitë janë ndërtuar para 2014, trajtohen në përputhje me këtë ligj. Kjo ndodh sepse jokohezioni social, johumanuizmi, jonjerëzia, urrejtja ndaj atyre që ke vjedhur janë karakteristika të pushtetit kleptokratik. Të gjitha veprimet ndaj banorëve, pretekstet për legalizim janë të paligjshme, janë dhënie e efekteve parapravepruese në mënyrë antikushtetuese të ligjeve të vendit dhe qëndrim mizor ndaj njerëzve. Bëhet më tragjike kur në sheshet e atyre shtëpive ortakë në pallate janë dhe përfaqësuesit e Lul Bravës. Pikërisht se ndodh kjo sillen në mënyrë shtazore. Këta qytetarë janë posedues të truallit jo pnonarë.

E drejta e posedimit është e drejtë posedimi,  vetëm një shtet bandash mund të veprojë në këtë mënyrë. Atyre që u shembën shtëpitë për të ndërtuar kulla 30 katëshe, paçka se plani është për kulla 7 katëshe. Çdo shtet është i detyruar ti garantojë të njëjtën sipërfaqe banimi, kjo është zgjidhja pa drama njerëzore. Por a mund të ndjejnë gjë njerëzore ata që jetojnë në saraje, si kreu i Meduzës, të tjerët në vila. Duke shprehur solidaritetin ndaj banorëve viktima të kësaj politike kleptokrate, u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen me ta, po mbrojnë një të drejtë ligjore dhe kushtetuese.

Ai ju rikthye edhe njëherë akuzave për kullat te selia e PD-së.

Berisha: Edhe këtu do ngrihej parku i 4 hajdutëve. Për këtë park Lulzim Brava në një akt të pashembull në historinë politike te Europës hodhi gaz dhe helme ndaj njerëzve që tre muaj më parë e kishin votuar.Paraja dhe hajnia të errëson sytë dhe fshin çdo normë morale. Ky revolucion është i pandalshëm dhe zgjidhja e vetme për të arkivuar në koshin e  historisë këtë regjim kakistokratik të kryesuar nga Edvin Kristaq droga.