"Rama armik i shqiptarëve", Berisha: Kreu i Meduzës nuk pret zgjedhjet e FSHF po përdor tritolin

"Edi Rama dhe Lulzim Brava janë në garë se si e si të shtypin votën e lirë."

Kështu u shpreh ish-kryeministri Berisha nga Patosi, ku mori pjesë në 31-vjetorin e themelimit të degës së PD-së.

Berisha tha se çdo demokrati duhet t'i bëhet një pyetje.

Berisha: Me cilin je ti? Me Lul Bravën e parkut të 4 hajdutëve që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate bashkë me Ramën dhe Veliajn? Për këtë shkak mbyll dyert dhe nuk lejon demokratët të hyjnë në shtëpinë e tyre. Këta janë gjakpirës, çdo pasuri e kanë vendosur mbi gjakun  dhe djersën tuaj. Beteja kundër korrupsionit është jetike për të pasur të ardhme në këtë vend.

Berisha i garantoi demokratët se vend më të pasur në Shqipëria nuk ka në tokë, por problemi javë qeveritarët hajdutë.

Berisha: Në këtë mision duhet të bëjmë çdo gjë për të përmbysur këtë regjim. Edi Rama është kreu i Meduzës, është një armik i egër i shqiptarëve. Nuk pret zgjedhjet e 2 marsit në FSHF po përdor futbollin, përdor të gjitha mjetet jolegjitime.