Balliu: Me gjuhë ordinere do të kapë sportin, do të ketë drejtësi kur vetëm Veliaj të futet në burg
Në një intervistë në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se Veliaj drejton një bandë që e quan si pronë të veten Tiranën.
Ai tha se Veliaj dëgjohet duke përdorur një gjuhë ordinere lidhur me zgjedhjet në FSHF dhe se kërkon të marrë me çdo çmim nën kontroll futbollin.
Sipas Balliut, do të ketë drejtësi në Shqipëri nëse do të futet në burg Erion Veliaj, pasi i gjithë korrupsioni 30-vjeçar në vend ka prodhuar një vemje si Veliaj.
Balliu: Çdo përplasje tjetër që ka bërë Erion Veliaj, që ka një bandë që e quan si pronë të vetën Tiranës, është ashtu sikurse ka vepruar në të gjitha rastet e tjera. Presioni i tij ndaj televizionit tuaj, presioni ndaj gjyqtarëve dhe tani edhe sporti. Ky është një presion i shëmtuar me një gjuhë ordinere që karakterizon Veliajn, një gjuhë që dhunon çdo koncept politik dhe demokratik në një vend normal. Të kërkosh marrjen me çdo çmim, duke thënë se të çohet Jezusi dhe Muhamed, nuk e merr dot njeri, kjo lloj ideja që kanë për shteti se është pronë e tyre shteti dhe u takon atyre ta vjedhin.
SPAK-u nëse e toleron disa herë që futet te media dhe dhunon gazetarët. Ai ka përdorur gjuhë ordinere ndaj gazetarëve. Ai duhet të ishte shkarkuar vetëm për këto, lërë pastaj incineratorët e aferat e tjera. Ka bërë tendera për pemë me milionë euro. Ky njeri duhet të ishte në burg, por thotë se do të marrë futbollin dhe ta kapë me se s’bën. Do të ketë drejtësi në Shqipëri nëse do të futet në burg Erion Veliaj. I gjithë korrupsioni 30-vjeçar në vend ka prodhuar një vemje si Veliaj.

