Audiopërgjimi, Braimllari: Veliaj përdor SPAK si mjet presioni për të kapur çdo gjë në këtë vend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 17:28
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimmllari ka reaguar pas skandalit të publikimit të audiopërgjimit ku FSHF thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj po bën presion ndaj Armand Dukës.
Braimllari shkruan se Veliaj përdor SPAK si institucion varësie dhe mjet presioni për të kapur çdo gjë të mundshme në këtë vend.
Braimllari: Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj përdor SPAK si institucion varësie dhe mjet presioni për të kapur çdo gjë të mundshme në këtë vend.
Përdorimi i SPAK dhe gjuha fyese ndaj anëtarëve të shoqatës Tirona me qellim kapjen e FSHF nga Veliaj tregon qartë arrogancën, papërgjegjshmërinë dhe kapjen e çdo instuticioni në këtë vend nga mafia e inceneratorëve dhe ajo e pastrimit të parave.
