Audiopërgjimi, Vasili: U gropos reforma në drejtësi, horri i bashkisë e thotë se ka në dorë SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 17:00
Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me audiopërgjimin e kryebashkiakut Veliaj.
Vasili shton se këta janë, ashtu sikurse i quan ai, maskarenjtë, mafiozët e gojëpisa kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet në Shqipëri.
Vasili: Ja çfarë maskarenjsh, mafioze e gojepisa kane rrëmbyer te gjitha pushtetet ne Shqipëri. E thotë me gojën plot ky horri i Bashkisë se Tiranës, qe kemi SPAK-un ne dore. Ja si u gropos reforma ne drejtësi. SPAK ç' pret më, la nam! Keta vetedenoncohen sheshit, ndërsa SPAK ka frike te lëvize gishtin.

