Nisma “Dhuro arsim, dhuro të ardhme”, studentët: Deri më tani janë 18 bursa gati për të rinjtë jetim
“Dhuro arsim, dhuro të ardhme” kjo është thirrja dhe njëkohësisht nisma që kanë ndërmarrë 28 të rinj të një universiteti privat në vend, të cilët i bëjnë thirrje të gjithë studentëve të bëhen pjesë e saj për të kontribuar në ndihmë të të rinjve jetim duke ju mundësuar atyre bursa studimi, në mënyrë që shumë prej tyre të shkollohen për një të ardhme më të mirë.
Të ftuar në studion e “Jeto me Orën” në RTV Ora për këtë nismë ishin Xhoana Çallaku-studente, Gabriel Mançe-student dhe Jona Kaso-studente.
Joana Kaso tregoi se ideja lindi nga një detyrë kursi.
“Ideja lindi nga një kurs në lëndën e masterit, dhe është nisa e tetë që ne bëjmë. Grupi përbëhet nga 28 student, dhe çdo vit bëjmë një tematikë të ndryshme” u shpreh studentja.
Gabriel Mança tregoi se kjo ishte tema më e votuar për shkak të dëshirës së madhe që kishim.
“Mendoj se do ja dalim, tashmë kemi 18 bursa dhe 4 të tjera për kurse. U bën votime të njëpasnjëshme, ka qenë edhe tema me dhurimin e gjakut për talasemikët por meqenëse janë ndërmarrë shumë vendosëm të zgjedhim këtë temë” u shpreh Mança.
Xhoana Çollaku tregoi sesi filloj puna për këtë nismë. “
Ne kemi 7 departamente që merren me nismë dhe secili grup i departamentit merret me detyrat e tij” u shpreh studentja.
Ata treguan sesa emocionuese është për të.
“Ende është fillimi por e sigurt që do ta shijojmë shumë deri në fund të gjitha aktivitetet që kemi bërë” u shpreh Kaso.
Ajo tregoi se ata kanë deri më tani 30 kontakte të cilat do përzgjidhen edhe në bazë të mesatarëve që studentët kanë. Ata treguan se janë mjaft optimistë pasi deri më tani kanë siguruar 18 bursa dhe kjo është një shifër mjaft e mirë. Ata thanë se emri u vendos nga 28 studentë.
“Ne kemi një grup në Facebook dhe aty hodhëm idetë tona për emrin dhe vendosëm këtë emër” u shpreh Kaso.
Ndërsa studentja Çollaku tregoi se kush tjetër po i mbështet në këtë nismë.
“Shumë të rinj jo vetëm nga universiteti na kanë mbështetur shumë dhe kjo e kaloj të gjithë pritshmëritë që kishim dhe jemi shumë optimist” u shpreh studentja.
Studenti Mançe tregoi sesa rëndësi ka për ta fryma në grup.
“Ka shumë rëndësi fryma në grup por edhe pedagogu që na përfaqëson” tha ai.
Studentët treguan edhe për aktivitet që do të zhvillojnë më tej.
“Aktiviteti i parë ishte promovimi, aktiviteti i dytë ishte panairi i ushqimeve, i treti do jetë aktiviteti i talenteve , aktiviteti i katërt do të jetë një film nga studentët e universitetit dhe aktiviteti i fundit do jetë një koncert” u shpreh Kaso.
Në kuadër të këtij qëllimi, te rinjtë kanë organizuar edhe mbledhje fondesh nëpërmjet shitjeve të produkteve të krijuar nga vetë ata . Produktet shiten në ambientet e universitetit dhe sheshit të kryeqytetit.
“Ne kemi gatuar nga shtëpia ushqime tradicionale një e zhvilluam në qendër të qytetit dhe tjetrën do ta zhvillojmë në universitet” u shpreh Çollaku.
Nisma do të zgjasë deri në fund të shkurtit, dhe studentët bën nga një thirrje për të gjithë qytetarët, të rinjtë dhe institucionet që ata ti mbështesin në nismë e tyre.
