Basholli: Në Kosovë ka bërë një punë të mirë qendra kinematografike për projektet filmike

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Blerta Basholli u shpreh se në Kosovë një punë shumë të mirë ka bërë qendra kinematografike në Kosovë në përzgjedhjen e drejtë të projekteve.

Ajo shtoi se në Kosovë kanë fituar projektet më të mira dhe këto projekte kanë dhënë rezultate kështu duke fituar edhe në festivale ndërkombëtare.

Basholli: Në Shqipëri ka pasur një periudhë shumë të mirë me filma të gjatë, ndërsa në Kosovë kanë pasur sukses filmat e shkurtër. Mund të them se një punë shumë të mirë ka bërë qendra kinematografike në Kosovë në përzgjedhjen e drejtë të projekteve.

Kanë fituar projektet më të mira dhe këto projekte kanë dhënë rezultate. Sigurisht që ka edhe një punë të madhe të artistëve pasi shuma është shumë e vogël për filmat ashtu sikurse në rastin e filmit “Zgjoi” nuk dihet se sa mund të mbajmë këtë sakrificë. Qeveria na ka premtuar për rritje buxheti.