Lyen me pluhur të kuq "Shkallën e Turqve", identifikohen dy autorët

Karabinierët e Agrigento-s kanë identifikuar autorët e bastisjes vandalale, të  shkëmbit të bardhë, të quajtur “Scala dei Turchi” në Itali.

Shkëmbi, që pritet të merret në mbrojtje nga UNESCO-s, ishte lyer me pluhur të kuq, oksid hekuri. Dy persona janë denoncuar me akuzën e dëmtimit të pasurive me vlerë peizazhi.

Policisë iu deshën më pak se 48 orë për t'u dhënë një emër dhe mbiemër vandalëve. Njëri është Domenico Quaranta, i dënuar tashmë në fillim të viteve 2000 për sulmet e dështuara terroriste në Luginën e Tempujve në Agrigento dhe në metronë e Milanos.

Lyen me pluhur të kuq "Shkallën e Turqve", identifikohen dy

Në shtator, për më tepër, ai kishte dëmtuar me bojë të kuqe shkëmbin e Punta Biankës në Agrigento. Policia gjeti gjurmë edhe të një burrë tjetër, të kreu  një seri kërkimesh dhe kontrollesh midis Realmonte dhe Favara.

Scala dei Turchi është një nga vendet turistike më të vizituara në Itali. Shkëmbi, i cili ka formën e një shkalle të madhe që del në Mesdhe nga brigjet e Realmonte në Sicilinë jugore, u vandalizua të premten mbrëma.

Tashmë shkëmbi është pastruar, falë edhe ndërhyrjes së disa vullnetarëve. “Në vend shkuan teknikët e Bashkisë Realmonte dhe vullnetarë të shumtë, të cilët pastruan pluhurin dhe më pas gjithë zonën.