'Lider në kohë pandemie', publicistja Nikolla: Ja pse krijova “Albania Excelent”, 21 persona morën çmime

Të shumtë janë shqiptarët që na bëjnë krenar. Në misionin për ti evidentuar dhe vlerësuar, gazetarja e njohur Flora Nikolla në vitin 2012 themeloi ‘Albanian Excellence’ një organizatë e cila prej vitesh evidenton suksesin shqiptar në botë. E ftuar në studion e “Jeto me Orën” Flora tregoi për eventin më të fundit që kishte organizuar duke vlerësuar 21 liderë të periudhës së pandemisë me çmime.

 “Normalisht në kohën e pandemisë unë vijova të punojë duke konceptuar një çmim të titulluar “Hero Covid-19” dhe me këtë sigël u realizuan disa intervista me mjekë shumë të njohur jo vetëm në Shqipëri. Me kalimin  e kohës pandemia vijonte edhe nuk krijoheshin ato kushtet e vërteta që ne të organizonim një event ceremonial që të nderonim punën e jashtëzakonshme që ata bënë dhe po bëjnë. Meqenëse ne organizojmë çdo fundvit një mbrëmje gala me historitë e suksesit dhe vitin e kaluar ne nuk  mundëm dot ta realizojmë atëherë menduam edhe si bord që kishte ardhur moment të organizonim diçka. 

Dhe është e vërtetë që mjekët luajtën një rol  shumë të rëndësishëm, por nuk mund të funksiononte shoqëria pa të gjitha hallkat që ka. Ishte një risk, pasi mjekët mund të thoshin ne e bëmë por pa bashkëpunuar me institucionet e tjera nuk do mund të bëhej. Dhe kështu u bë hallka e plotë dhe i nderuam të gjithë ata që ishte e nevojshme me një event të madh. Gjithçka shkoi ashtu si donim ne” u shpreh Flora Nikolla.

Ajo tregoi më tej edhe vështirësinë që kishte hasur për t’i mbledhur të gjitha këto personalitete së bashku.

“Po e vërtetë ka qenë një punë e madhe, tani duke kujtuar emrat më shkoi mendja tek Daklia Shtylla e cila ka një shtëpi zotërinjsh. Kur i kërkova Dakliastë më sillte pamje nga shtëpia më solli mesazhet e fëmijëve të atyre të moshuarve dhe nuk kishte gjë më emocionuese. Por edhe për qendrën e fëmijëve të cilat kanë një rol shumë të rëndësishëm” u shpreh Nikolla.

Flora tregoi  edhe sesi i lindi ideja e themelimit të ‘Albania Excellence’.

“Si gazetare unë kuptoja njerëz që kishin ikur nga Shqipëria dhe kur ktheheshin nuk e gjenin dot veten. Këta njerëz nuk i gjeja shumë as të prezantuar në shtypin shqiptarë. Kështu lindi ideja e “Albania ekselentë”. Pakëzimin e ka bërë gazetari i televizionit shqiptar, Mishel Koçiu, ai si të thuash ishte indicia  e kësaj. Në vitin 2012, ishte periudha kur 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u prit shumë mirë nga shqiptarët. Në këtë kohë pati shumë aktivitete dhe ne krijuam në një aktivitet me 100 intervista me histori suksesi. Ishte hera e parë që vinte një projekt i tillë, ku ky libër u promovua në një mbrëmje gala në Teatrin e Operas së Baletit”, u shpreh Flora Nikolla.

Në përfundim të intervistës ajo tregoi edhe eventin që ajo e ka më shumë përzemër nga të gjitha që ka zhvilluar deri më tani.

“Albania ekselentë” ka bërë të njëjtën gjë edhe në qytetet e tjera, si Durrës, Berat, Vlorë, Fier, etj. Secili nga këto qytete sillte historitë e veta. Por, një ndër rastet më emocionuese, që e mbaj edhe sot në zemër  ka qenë krijimi i orkestrës në “Albania ekselentë” dhe ai momenti kur instrumentuesit u takuan në aeroportin e Rinasit, jo vetëm ata që u emocionuan, por e shprehnin edhe tek unë. Ata  nuk ishin takuar që nga mbarimi i Liceut, dhe takimi aty më fali shumë ndjesi të mirë. Doli një koncert shumë dinjitoz, kur u organizua kjo orkestër”, përfundoi Nikolla.