Përplasja me armë zjarri në Athinë, një nga shqiptarët e plagosur ishte përfshirë në një përndjekje me policinë
Një përplasje me armë zjarri është regjistruar në Voula të Athinës pasditen e të shtunës.
Ka qenë ora 17:30, kur dy grupe personash janë përplasur jashtë një furre buke dhe kanë qëlluar me armë zjarri.
Çfarë ndodhi në Voula
Përplasja ka ndodhur mes dy grupeve, dy klientëve të kafenesë së furrës dhe katër të tjerëve, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje me dy makina, një xhip të zi me targa bullgare dhe një makinë tjetër.
Të katër dolën nga makinat, iu afruan dy personave që po pinin kafe dhe u përplasën me ta.
Njëri nga të dy personat që ndodhej në kafenenë e furrës ka goditur me karrige anëtarët e grupit që zbritën nga makinat dhe menjëherë më pas ka nxjerrë armën.
Disa të shtëna janë dëgjuar dhe mësohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej tyre me plumba, njëri në bark dhe tjetri në gjoks. Dy të plagosurit po trajtohen me intubacion, sipas SKAI-t, ndërsa i treti, i cili ka plagë me thikë, është plagosur lehtë.
Një nga të plagosurit u dërgua në spital me një xhip të zi dhe një tjetër me një taksi.
Sipas informacioneve, njëri prej të plagosurve, me origjinë shqiptare, ishte përfshirë më parë në përndjekje, kishte qëlluar ndaj punonjësve të policisë dhe ishte jashtë me detyrim paraqitje.
Në vendngjarje ka shkuar ELAS dhe po mbledh informacione që do të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Hetimin për ngjarjen e ka ndërmarrë departamenti i zhvatjes.
Incidenti ishte i paprecedentë, kalimtarët dhe klientët e furrës kanë vrapuar për të shpëtuar.
Vlen të theksohet se ngjarja ka ndodhur pasdite teksa qarkullonin kalimtarë të shumtë dhe në furrë kishte klientë.
Siç raportojnë mediat greke brenda furrës ndodheshin tre fëmijë të moshës 12, 13 dhe 14 vjeç të cilët janë tmerruar.
Mësohet se personi i armatosuri është kthyer dhe u është drejtuar duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t'ju bëjmë keq”.
Natyrisht ka mbizotëruar paniku, me stafin e furrës të fshehur në bodrum për tu shpëtuar plumbave.



