Spitali i ri në Laç, Manastirliu: Ka një kapacitet të bollshëm dhe përfshin të gjitha strukturat bazë

Spitali i ri në Laç është drejt përfundimit. Pas rrënimit të godinës se prekur nga tërmeti, me financimin e plotë të qeverisë shqiptare, spitali i Laçit pritet të vihet në funksion për pak muaj.

Ministrja e Shëndetësinë Ogerta Manastirliu gjate inspektimit te punimeve ,bëri me dije se struktura e këtij spitali përfshin poliklinikën, urgjencën, tre pavione bazë, shërbimin e pediatrisë dhe pavionin për shërbimet gjinekologjike.

"Ja dolëm që të bënim një projekt të shpejtë dhe sigurisht edhe të ravijëzonim të gjitha ato shërbime që i duhen qytetit dhe bashkisë së Kurbinit  në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve. Ka kapacitete të cilat duhen shfrytëzuar maksimalisht, ambientet janë të bollshme edhe për të shtuar shërbime të reja, edhe për të shtuar kapacitete të reja në momentin që ne e vlerësojmë që këtu duhen shtuar shërbime," tha Manastriliu.

Në kuadër të flukseve të mundshme si pasojë e përhapjes në masë të Covid-19, ministrja u shpreh se hapësira është e mjaftueshme për shtimin e kapaciteteve të reja me shtretër dhe pajisje shtesë për çdo rast.