Hetim për pastrim parash, Murrizi: Paçavure e një grupi njerëzish, s'jam pasuruar nga pensioni i mamit
Më 5 janar të vitit 2022 një relacion policor mbërriti në prokurorinë e Tiranës, ku kërkohej ndjekje penale për ish-deputetin demokrat Myslim Murrizi.
Ky i fundit asokohe reagoi duke thënë se se i ka deklaruar të gjitha të ardhurat dhe se me vendim të Gjykatës së Lartë ka dalë i pafajshëm.
Në lidhje me këtë çështje ka folur sërish në një intervistë për Ora News, ku ka thënë se gjithë ngjarja është sajuar nga një grup njerëzish të cilët sipas tij kanë tentuar të hakmerren, ndërsa shton se relacioni që ka mbërritur në prokurori s’ka të bëjë me të vërtetën.
Myslim Murrizi: Është një sajesë i një grupi njerëzish që nuk ia vlen të merresh me tad he të përmendësh emrat e tyre. Fatkeqësi për Shqipërinë postkomuniste, që llumi i asaj strukture ende vegjeton duke lëpirë njëherë menderen e kryeministrit herë menderen e një tjetrit, dhe ka kapur prej fyti, ka bllokuar një grup çunash, me instikt të mirë policësh. Një tentativë e duarve të pista për hakmarrje primitive por paçavurja e tyre, s’ka të bëjë asgjë me të vërtetën.
Ai tha se në firmën që ka qenë aksioner prej vitesh nuk ka marrë asnjë lekë nga xhepat e shqiptarëve.
Myslim Murrizi: Me grabitje dhe futje duarsh tek 13.5 milionë lekësh të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve, nëpërmjet një tenderi korruptiv tashmë të faktuar nga vendimi i Gjykatës që dënoi 8 fakir por që provoi atë që kisha denoncuar një vit më parë që ky është tender i realizuar në afera korruptive, jashtë çdo lloj parametri me të njëjtën shumë. Firma e Murrizit në atë kompani nuk ka marrë asnjë leke nga paratë publike edhe pse ka 15 vjet në treg. Myslim Murrizi nuk është ushtrues i një pushteti në një 31 vite, në bordet ku shpërndahet paratë.
Vendimin për ta hetuar Murrizi e ka konsideruar nul, ndërsa ka shtuar se më pasuria e tij është legale. Ai ka thumbuar edhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, edhe pse nuk ka përmendur emra
Myslim Murrizi: Është nul për të hetuar Myslim Murrizin si deputet. Unë në 2020 me kërkesën time kam kaluar dhe kontroll të thelluar. Jo si këto galaktikat e sotëm që janë të pafytyrë,e kanë faqet shull. Edhe unë e kam plakun dhe plakën në pension por nuk them se jam pasuruar nga pensioni i mamit, që thonë këta birbët.
Te unë nuk ju del gjo. Paratë e kujt pastrojë, unë s’kam as banka në Qipro, as në Panama, as në Zvicër, as prona në Londër. Pasuria ime është legale, është pasuri e ardhur nga biznesi legjitim, i atyre kompanive që unë jam aksioner. Nuk e di se si më kanë hetuar, a si individë, apo si ish-deputet.
Murrizi thekson se si qytetar nuk ka asnjë detyrim për të paguar tatime në 31 vite, ndërsa si aksioner përgjegjësinë e ka shlyer.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
