Duma me gratë në Berat: E prisja 8 janarin e Berishës, në ditë të vështira nuk e lëmë PD-në!
Nënkryetarja e PD-së dhe deputetja demokrate Grida Duma ka zhvilluar sot një takim me gratë demokrate të LDG-së Berat.
Duma tha për mediat se ka ardhur momenti të thuhen të vërtetat brenda PD-së sepse vetëm të vërtetat do të na çojnë në një proces të shëndetshëm për ngritje e Partisë Demokratike në nivelin e meritës dhe në nivelin për të ardhur si forcë alternative në pushtet.
Kritikat e parashtruara nga demokratet beratase, Duma i ka cilësuar si vlerë të shtuar, pavarësisht momentit kritik që po kalon Partia Demokratike. Ajo shtoi se brenda dy javësh do të finalizohen zgjedhjet në Lidhjen së Gruas në Berat.
Duma theksoi se përtej emrave individualë, përtej Lulzim Bashës apo Sali Berishës, duhet të mendohet se si PD të jetë forca fituese dhe tha se 8 Janarin ishte një ngjarje të shëmtuar, që nuk duhet të ndodhte.
Duma: Unë nuk doja që të ndodhte, por e prisja që të ndodhte. E prisja të ndodhte sepse e di çfarë do të thotë kur kalon logjika. Nuk do të doja kurrë të flisja për një zvarritje personale të lojës së Sali Berishës, që do zvarriste Partinë Demokratike. Unë e di shumë mirë që kur Sali Berisha e merr motorin e nxehur emocional të tijin vepron edhe kështu dhe e prisja gjithçka ndodhi në 8 Janar. E kam ndëshkuar atë dhunë, kam qenë aty dhe e di që dhuna mendore, psikologjike dhe shpirtërore brenda godinës së PD-së atë ditë ishte shumë herë më e madhe se jashtë godinës. Ne ishin brenda godinës, jo për ta mbrojtur atë me trupa, por për të treguar se në ditë të vështira ne nuk e lëmë institucionin. E kam thënë shpesh herë që nuk ishte çështje muresh, por çështje institucioni dhe kauzën duhet ta mbrosh deri në fund dhe është fitore që nuk kishte gjak atë ditë.

