Komisioni i Rithemelimit në Korçë mbledhje brenda selisë së PD, i pranishëm dhe Ristani e Harxhi
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 18:14
Mbështetësit e Sali Berishës kanë marrë sot zyrat e degës së Partisë Demokratike. Kanë qënë ish sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, deputetja aktuale Sorina Koti si dhe Edit Harxhi së bashku me shumë mbështetës që kanë hyrë pa dhunë brenda zyrave të kësaj dege.
Ish sekretari i PD-së Arben Ristani ka bërë me dije se godina është marrë me një kontratë nga pronarët, godinë të cilën gjithnjë sipas tij do ta mbajnë për një kohë të gjatë.
Gjithashtu Ristani ka bërë me dije se do të marrin pjesë në zgjedhje pa treguar hollësi nëse do të jenë nën siglën e PD-së ose të një partie tjetër të djathtë.
Nga ana tjetër Ristani ka bërë me dije se në zgjedhjet e pjesshme lokale do të jetë në kualicion me LSI-në si dhe forca të tjera.
