Rama përkujton Rugovën: Udhëheqësi më atipik në historinë tonë! Ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare

Kryeministri Edi Rama  ka përkujtuar në 16 vjetorin e vdekjes së tij liderit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, se Rugova ishte udhëheqësi më atipik ndër të shquarit e historisë sonë.

Kreu i qeverisë shkruan se çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare.

Edi Rama: Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare