Studim: Miliona njerëz po vdesin nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve
Mbi 1.2 milionë njerëz humbën jetën në mbarë botën gjatë vitit 2019 nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve.
Sipas studimit më të madh të bërë deri më sot për këtë çështje, kjo është më e madhe se sa vdekjet vjetore nga malaria ose SIDA.
Vendet më të varfra janë më të prekura, por rezistenca antimikrobike kërcënon shëndetin e të gjithëve, shkruhet në raport.
Për pasojë rekomandohen investime urgjente në barna të reja dhe përdorimi më efektiv i ilaçeve atyre aktuale.
Përdorimi i tepërt i antibiotikëve vitet e fundit për infeksionet e parëndësishme do të thotë se po bëhen më pak efektivë kundër infeksioneve serioze, shkruan BBC.
Njerëzit po vdesin nga infeksione të zakonshme, të trajtueshme më parë, sepse bakteret që i shkaktojnë ato janë bërë rezistente ndaj trajtimit me antibiotikë.
Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit kanë paralajmëruar se rezistenca antimikrobike (AMR) është një "pandemi e fshehur".
Niveli i vdekjeve globale nga AMR, i publikuar në revistën shkencore Lancet , bazohet në një analizë të 204 vendeve nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Universiteti i Uashingtonit, SHBA.
Sipas llogarive të tyre 1.2 milionë vdekje janë shkaktuar në vitin 2029 nga rezistenca antimokrobike ndaj antibiotikëve.
Në të njëjtin vit, AIDS (sindroma e mungesës së imunitetit të fituar) mendohet të ketë shkaktuar 860,000 vdekje, ndërsa malaria 640,000.
Shumica e vdekjeve nga rezistenca antimikrobike ndaj antibiotikëve (AMR) u shkaktuan nga infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, si pneumonia dhe infeksionet e qarkullimit të gjakut./Ora News/
E bija 6-javëshe e Johnson infektohet me Covid
20 Janar, 08:05



