Britania e Madhe heq kufizimet/ Pasaporta e vaksinimit nuk do të kërkohet nëpër biznese

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka njoftuar heqjen e kufizimeve kryesore anti-covid.

Johnson tha se nga 27 janari, pasaporta e vaksinimit nuk do të kërkohej nëpër klube nate, ngjarje në ambiente të mbyllura me më shumë se 500 persona, ngjarje me më shumë 4000 persona në ambiente të jashtme, apo turma me mbi 10 mijë njerëz.

Pasaporta e vaksinës u bë e detyrueshme në 15 dhjetor.

Lidhur me masat e reja lehtësuese, nga java e ardhshme maskat do të bëhen të obligueshme, madje askush nuk do të gjobitet edhe nëse nuk e vendos në ambiente të mbyllura.

Nga 27 janari do t’i jepet fund edhe punës nga shtëpia dhe ndër masat e vetme që do të ngelet në fuqi do të jetë detyrimi për t’u karantinuar në raste infektimi.

Johnson në njoftimin e tij, tha se ekspertët shëndetësore besojnë se vala e variantit Omikron e ka arritur kulmin.

Kreu i ekzekutivit tha se së shpejti izolimet për shkak të Covid-19 mund të hiqen plotësisht.

Heqjet e kufizimeve anti-covid vijnë në një kohë kur vendi po përballet me qindra viktima në ditë, por përsëri numri i rasteve të reja me koronavirus ka ardhur duke u ulur.