Këngëtarja ndërron jetë nga Covid, ishte infektuar qëllimisht, ja arsyeja

Një këngëtare e muzikës popullore nga Republika Çeke ka ndërruar jetë, pasi ishte infektuar qëllimisht me Covid-19.

Hana Horka, 57 vjeçe ishte e pavaksinuar dhe u infektua qëllimisht kur i biri i saj dhe bashkëshorti rezultuan pozitivë me Covid.

I biri i këngëtares thotë se e ëma u infektua me qëllim, pasi donte të merrte certifikatën e shërimit nga Covid, në mënyrë që të lëvizte dhe hynte në  vende të caktuara pa kufizime, shkruan BBC.

Republika Çeke raportoi një numër rekord të rasteve me Covid, në 24 orët e fundit.

Z. Rek dhe babai i tij, të cilët të dy janë plotësisht të vaksinuar, u infektuan me Covid gjatë Krishtlindjeve.

 Por ai tha se nëna e tij kishte vendosur të mos qëndronte larg tyre, duke preferuar të ekspozohej ndaj virusit.

"Ajo duhet të ishte izoluar për një javë sepse ne rezultuam pozitivë. Por ajo ishte me ne gjatë gjithë kohës," tha ai.

Dëshmia e vaksinimit ose shërimit nga Covid   kërkohet në Republikën Çeke për të hyrë në shumë ambiente sociale dhe kulturore, duke përfshirë kinema, bare dhe kafene. Këngëtarja e ndjerë ishte anëtare e një prej grupeve më të vjetra folklorike çeke.

Ajo donte ta kalonte Covid-in në mënyrë që të ishte sa më pak e kufizuar në lëvizjet e saj. Dy ditë para se të vdiste, këngëtarja shkruante në rrjetet sociale se po shërohej.

Të dielën në mëngjes, ditën kur vdiq, 57-vjeçarja tha se ndihej më mirë dhe se  ishte veshur për të shëtitur.

Por më pas filloi t'i dhembte shpina, kështu që ajo shkoi të shtrihej në dhomën e saj të gjumit, citon BBC.

“Për rreth 10 minuta gjithçka përfundoi”, tha djali i saj. "Ajo u mbyt për vdekje".

Megjithëse ishte e pavaksinuar, Jan Rek theksoi se nëna e tij nuk besonte në disa nga teoritë më të çuditshme të konspiracionit rreth vaksinave kundër Covid.

"Filozofia e saj ishte se  ishte më mirë për të nëse fitonte antitrupa në mënyrë natyrale dhe jo nëpërmjet vaksinimit.