VIDEO/ Grabitet autoblindi në mes të autostradës, njerëzit mbushin xhepat me paratë e shpërndara në rrugë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Afrikën e Jugut.

Mediat e huaja raportojnë se persona të armatosur sulmuan një mjet të blinduar që transportonte para në një autostradë në Cape Town.

Mësohet se grabitësit kanë arritur që shpërthejnë blindin me eksploziv, ku dhe kanë marrë pjesën më të madhe të parave. Si pasojë mbetën të plagosur shoferi dhe shoqëruesit e tij.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy është se të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët po udhëtonin kanë lënë mjetet e tyre dhe kanë dalë jashtë për të marrë paratë e mbetura në makinën e blinduar.

Në pamje shihen dhjetëra njerëz të cilët mbushin xhepat dhe bluzat me sasi të mëdha kartmonedhash.

Policia bën me dije se deri tani ka arrestuar 2 persona për sulmin, ndërsa pjesëtarët e tjerë të bandës janë larguar me paratë.

Videot janë bërë virale në rrjetet sociale: