"Meshkujt vetëm llafe kanë" Sa të mirë janë shqiptarët në dashuri? Qytetari: Vdesim për dashuri, mos të lëntë Zoti pa grua

Edhe pse përkufizimi është i vështirë, mund të themi se dashuria është  ndjenja më e  fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njeri.

Por sa dashuri bëjnë shqiptarët dhe kush janë më të mirë në dashuri, burrat apo gratë? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Ndonëse të flasësh për dashurinë mbetet tabu për një pjesë të shoqërisë sonë, megjithatë qytetarët thonë se gratë janë më të mira në dashuri.

Përgjigjet e qytetarëve:

"Më shumë femrat, sepse meshkujt vetëm llafe kanë."

"Bëjnë sikur bëjnë dashuri, nuk besoj se kanë eksperiencat e mjaftueshme."

"Shqiptarët vdesin për dashuri. Ne nuk mund të flasim në sy të njerëzve për dashuri se nuk na le sedra. Mos të lëntë Zoti pa grua, vetmia është gjë e madhe."

"Meshkujt bëjnë më pak dashuri."

"Në Shqipëri kanë turp të flasin për dashurinë."

"Femrat bëjnë më shumë dashuri. Meshkujt e kanë mendjen vetëm ti tregojnë shokëve se çfarë bëjnë."

"Dashuri bënim në kohën e Saliut, Edi na shpalli "non grata nga mesi e poshtë."

"Jetoni , dashuroni, sepse dashuria ju mban gjallë."