Pengu i fëmijës që e ngatërruan në maternitet: Jam shumë i varfër, duhet të isha i pasur

Një 33-vjeçar jeton ende me pengun se pse është rritur nga një familje e varfër, pasi u ngatërrua në maternitet me një foshnjë tjetër në një spital në Afrikën e Jugut, në vitin 1989.

Si rrjedhojë dy familjet rritën fëmijët e njëra-tjetrës.

Robin u rrit nga Sandy Dawkins, e cila nuk  është nëna e tij biologjike, ajo është një grua e varfër që luftonte çdo ditë për të siguruar bukën e gojës për Robin.

Nga ana tjetër, Gavin fëmija biologjik i gruas së varfër, pati fatin të rritet në një familje jashtëzakonisht të pasur.

Por pengu i Robin nuk mbaron me kaq, ai ankohet për faktin se edhe kur familjet kuptuan ngatërresën me foshnjat, 2 vite pas lindjes, ata vendosën që të rrisin fëmijët e njëra-tjetrës, dhe jo fëmijët biologjikë.