"Do t'ju qëllloj një nga një, dal kur të zgjidhet presidenti", 45-vjeçari mbyllet në shtëpi dhe qëllon policinë me armë

"Do t'ju qëllloj një nga një, dal kur të zgjidhet

Një burrë 45-vjeçar u mbyll brenda shtëpisë së tij në Torre del Lago, një fshat i komunës së Viareggio (Lucca) dhe qëlloi disa herë me armë zjarri nga dritarja.

Nga të shtënat mbeti i lënduar një zjarrfikës, i cili është transportuar në spital. Policia evakuoi një shkollë jo shumë larg vendit të ngjarjes. 

Në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodhej edhe babai i moshuar i  sulmuesit.

"Ejani dhe unë do t'ju qëlloj në kokë, një nga një "

Burri mësohet se vuante nga probleme psiqike dhe duhej t'i nënshtrohej një kontrolli. Pasi nuk pranoi t'i hapte derën 118 dhe policisë, filloi t'i kërcënonte të gjithë nga dritarja.

“Dal kur të zgjedhin Presidentin”

Pas dy orësh i mbyllur brenda, 45-vjeçari doli në dritare për të biseduar me karabinierët. Ushtarakëve ndër të tjera u tha: “Ikni, kur të zgjidhet Presidenti i Republikës, atëherë gjithçka do të ndryshojë”. 

Ai kishte kërcënuar edhe me vetëvrasje në rast të një bastisjeje nga policia.