Skandali në qeverinë britanike/ Konservatorët kërkojnë mocion mosbesimi ndaj Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson pritet të përballet me një mocion mosbesimi nga radhët e konservatorëve lidhur me festat e organizuara në godinën qeveritare në 2020 ndërsa vendi ishte në karantinë të egër për shkak të masave anti-Covid.

Një grup i deputetëve më të rinj konservatorë pritet të dorëzojnë  letra mosbesimi ndaj Johnson. Nëse 54 deputetë konservatorë kërkojnë mocion mosbesimi, kjo do të shkaktonte një garë lidershipi mes Johnson dhe pretendentëve të tjerë.

Kriza politike që ka kapluar Britaninë e Madhe pas skandaleve lidhur me shkeljen e rregullave të pandemisë nga kabineti qeveritar.