Skafi me klandestinë, ja video që çoi në zbulimin e linjës së trafikut të klandestinëve nga Lindja e Mesme në BE

Ora News sjell videon e operacionit të koduar “ASTROLABIO” të shkatërrimit të linjës së kontrabandimit të  të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme drejt BE-së. Shtetas të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Ora News sjell videon e Guardia di Financa ku duket një skaf me klandestinë.

Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1 120 emigrantëve."

Arrestimet janë kryer në Shqipëri, Itali, Greqi e disa shtete të tjera. Është urdhëruar arrestimi i 25 personave, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq).


Videoja u sigurua nga gazetarja e RTV Ora dhe Ora News, Alba Kepi.