Tensionet Rusi-Ukrainë, Blinken zbarkon në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zbarkuar në Kiev për të zhvilluar bisedime me liderët ukrainas lidhur me kërcënimin rus.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi të martën se Rusia ishte gati të sulmonte Ukrainën në çdo moment.

Vizita e Blinken, pritet të shfaqë mbështetjen e fortë të SHBA-ve 2 ditë përpara takimit që ai do të ketë me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov në Gjenevë.

Kryediplomati amerikan të enjten viziton Berlinin për të zhvilluar bisedime katërpalëshe me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë. Kujtojmë se një ditë më parë Rusia çoi mijëra trupa në kufirin verior të Ukrainës në Bjellorusi, në kuadër të një stërvitjeje ushtarake.