Plagosje me thikë në Durrës, një person në gjendje të rëndë. Arrestohet autori

Një 50 vjeçar në Durrës është plagosur me thikë.

Policia njofton se  në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 18.01.2022, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve."- njofton policia.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë dyshohet se të dy kanë qenë nën efektin e alkoolit. 

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

 Plagosje me thikë në Durrës, një person në gjendje