Dy u shembën, Darëzeza pa urë dhe punimet kanë mbetur pezull. Banorët: Jemi të rrezikuar!
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 18 Janar 2022, 16:12
Makineritë qëndrojnë në hyrje të fshatit Darëzezë prej qershorit, ku ura provizore e ndërtuar nga ushtria u shemb.
E reja duhet të përfundonte prej muajsh por punimet janë larg së mbaruari.
Për të kaluar u ndërtua një tjetër urë e cila u bë e vetmja rrugë lidhëse mes fshatit dhe zonave të tjera.
Banorët thonë se ajo duhej të ndërtohej para vitit të ri por një gjë e tillë nuk ndodhi.
"Një ditë punojnë, një ditë nuk punojnë."
"Ku ta dimë ne të shkretët, dëgjuam se do bëhej për vitin e ri."
Ata tregojnë se janë të rrezikuar.
"Na pengon shumë, rruga këtej është e ngushtë."
"Në behar është keq".

Banorët e fshatit Darëzezë prej vitesh tanimë vuajnë mungesën e një ure e cila u shemb rreth dy vite më parë dhe që atëherë janë ndërtuar dy ura provizore.


