Presidenti Erdogan viziton Shqipëri inauguron lagjen e re në Laç, investim 42 milionë euro

Hyrja e aeroportit të Rinasit paraditen e së hënës, 17 janar 2022, ishte e rrethuar me forca të shtuara sigurie, por dhe me qindra persona të rreshtuar në pritje të vizitës së Erdogan.

Avioni preku tokën shqiptare rreth orës 10:30. 

Siç e do tradita, Garda bëri përshëndetjen e posaçme në nder të mikut të rëndësishëm. 

Pas dëgjimit të himnit të të dy shteteve, kryeministri Edi Rama i prezantoi Presidentit të Turqisë ministrat dhe anëtarët e delegacionit.


Presidenti Erdogan viziton Shqipëri inauguron lagjen e re në

Edhe në Laç në pritje të shtëpive të reja banorët u vendosën në pritje herët. Madje duke kaluar kontrollet për të anashkaluar çdo incident.

Presidenti Erdogan viziton Shqipëri inauguron lagjen e re në

Grupi folklorik Gjergj Arjaniti-Mallakastër e përshëndeti në një formë të veçantë.

Vetëm pak minuta nga zbritja në Rinas, eskorta e Presidentit të Turqisë dhe të Qeverisë shqiptare mbërritën në Laç.

Në fjalën e tij Erdogan theksoi mbështetjen për Shqipërinë dhe ndihmën në kohë të fatkeqësive.

Ne vijuam të mbështesim miqtë tanë në luftën kundër pandemisë dhe ndamë me ta të gjitha mundësitë që kishim. Dhe sot po i dorëzojmë këto banesa, që janë gjithsej 522 njësi banimi që kanë kushtuar afërsisht 42 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama nuk i shpëtoi batutave në fjalimin para Presidentit turk.

 


Por nga ana tjetër nuk harroi as falenderimet.

Në Laç janë 500 apartamente që u ndërtuan nga Turqia si ndihmë për banorët që ju dëmtuan banesat nga tërmeti i dy viteve më parë.

Investimi për to ka shkuar në 42 milionë euro.

Investimet

Turqia renditet e dyta pas italisë për volumin e tregtisë së jashtme me Shqipërinë.

Bazuar në të dhënat zyrtare për vitin 2021 bashkëpunimi ekonomik mes Tiranës dhe Ankarasë, ka ecur me ritme rritje duke tejkaluar edhe shifrat e para-pandemisë. Sipas INSAT, importet nga Turqia kryesohen nga materialet e ndërtimit, metalet dhe tekstilet.

Marrëveshjet qe do te firmosen mes dy shteteve

1.       Një  marrëveshje bashkëpunimi do të jetë ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2.       Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

Presidenti Erdogan viziton Shqipëri inauguron lagjen e re në

3.       Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4.       Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

Presidenti Erdogan viziton Shqipëri inauguron lagjen e re në

5.       Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6.       Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7.       Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.