Përndiqte vazhdimisht një grua, arrestohet 59-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2022, 10:20
Policia e Tiranës ka arrestuar një 59-vjeçar i cili në mënyrë të vazhdueshme përndiqte një 46-vjeçare.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 59 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen M. H., 46 vjeçe," informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
