"E mban gjithmonë fjalën", Rama: Erdogan i jep kuptim fjalës 'vëllazëri'
Kryeministri Rama në Laç ka treguar se si Presidenti Erdogan është një nga politikanët e rrallë që e mban fjalën e dhënë.
"Është shumë e vështirë të gjesh njerëz në politikë që 'Po-në' e kanë Po dhe 'Jo-në' e kanë Jo. Presidenti Erdogan e mban fjalën. Kuptimi që ai i jep me vrap fjalës 'vëllazëri' është mishërimi i asaj që thotë Profeti Muhamed 'asnjë nga ju nuk beson nëse nuk dëshiron për vëllanë e vet të njëjtën gjë që dëshiron për veten e vet'. Premtova se do të flas shkurt por siç thonë kritikët e mi në këtë pikë unë i ngjaj atij", tha Rama.
Pak kojhë pas tërmetit të 26 nëntorit 2021 që goditi vendin tonë, edhe Turqia u përball me të njëjtën situatë. Rama tha se askush nuk besoi që projekti i rindërtimit i financuar nga qeveria turke do shkonte deri në fund, por kryeministri tha se i besonte Presidentit turk dhe e dinte se ai do ta mbante fjalën.
Rama: Gjatë kohës që sapo kishte filluar puna me ministrin e ngarkuar për këtë rindërtim, Muratin në Turqi ra një tërmet. Të gjithë këtu u alarmuan se thanë tani i ra tërmeti në shtëpinë e tij dhe Presidentit do harrojë rindërtimin këtu. Unë i thashë i bindur që kjo nuk do ndodhë. Jo vetëm sepse Turqia i ka mundësitë që njëkohësisht t'i bëjë të dyja, por dhe nëse nuk do t'i kishte mundësitë Presidenti Erdogan nuk do ta linte punën për të mbajtur fjalën këtu sepse e përsëris dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua, Presidentit jo vetëm e thotë, jo vetëm e mendon dhe beson por edhe e bën në realitet atë që solla këtu pak më parë.
Nuk beson nëse nuk i dëshiron vëllait tënd të njëjtën gjë që i dëshiron vetes tënde. Ndryshe nga ministrat e Republikës së Turqisë nuk do ta mbyll fjalimin me Presidentin e Turqisë. Do ta mbyll fjalimin me Servetin. Ai për mua është shëmbëlltyra e njeriut të punës që ka farkëtuar gjithë politika e Presidentit turk. Për më tepër Serveti e ka çuar vëllazërinë një hap më tutje, e ka tejkaluar edhe Presidentit sepse djalin e ka martuar me një shqiptare.
Rama falenderoi Erdoganin në fund të fjalës së tij para se të largohej.
