Basha publikon videon: Demokratët janë të vendosur të sjellin një të ardhme më të mirë të çliruar nga e kaluara

Lulzim Basha ka zgjedhur ta nisën ditën e sotme, 17 janar me një mesazh.

Basha ka publikuar një video në Facebook nga takimi i djeshëm i zhvilluar me demokratët e Fierit. Krahas videos, ai shkruan se demokratët janë të vendosur të zgjedhin të ardhmen.

"Demokratët janë të vendosur të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë, të çliruar përfundimisht nga e kaluara, dhuna dhe gjuha e urrejtjes," shkruan Basha.