Tenton t'i djegë shtëpinë ish të dashurës, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2022, 10:16
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar t'i djegë banesën ish të dashurës. Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi V.Z, 31 vjeç.
Sipas policisë 31-vjeçari në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
