Gjithçka është gati në Laç për të pritur presidentin Erdogan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2022, 09:21
Gjithçka është gati në Laç. Edhe në lagjen e re të rindërtuar pas tërmetit me financim të qeverisë turke. Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe deri tani ka përfunduar ndërtimi i 520 apartamenteve me financim te qeverisë turke.
Pjesëmarrësit i nënshtrohen më parë një kontrolli të imtë para se të hyjnë në lagjen ku do të mbahet ceremonia.
Ka forca të shtuara policie që janë edhe me qen.
Është parë edhe një grup polifonik i cili duket se do të këndojë për ti uruar mirëseardhjen presidentit Erdogan.
Po kështu dhe një shesh në Laç do të mbajë emrin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Gazetari i Ora News Isa Myzyraj ndodhet në Laç për të përcjellë çdo informacion.
