Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, vranësira në pjesën tjetër të vendit, parashikimi i motit për sot
Orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por me vranësira disi më të dendura paraqitet moti në zonat malore.
Pjesa e dyte e ditës sjell zhvillim të përkohshëm të vranësirave duke rrezikuar momente me flokë dëbore në skajin verior te Shqipërisë duke lënë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të shpeshta të gjithë pjesën tjetër të territorit të vendit, sipas MeteoAlb.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një cikloni të fuqishëm në veri të Europës me ndikim deri në Qendër të saj do të diktojë në këto rajone kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që reshjet e dëborës të jenë prezente.
Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore siberiane duke sjellë mot të kthjellët por temperatura të ulëta, vlerat me ekstreme do të regjistrohen në pjesën veriore të Ballkanit.
